10 Personalitet e Vitit 2008

Me date 29.12.2008 u organizua shpallja e 10 Personaliteteve me te votuara me ane te Posts Shqiptare ashtu edhe me ane te votimit ne internet.Gjithsej u grumbualluan 533 vota.Per me shume ndiqni videon.

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN E SPORTIT
(MUNDJE)

Florjan Fatmir Rexha

Mundës i lirë në peshën 55 kg
Datëlindja: 28 janar 1991.
Vendlindja: Surroj, Kukës.
Arsimi : I mesem profesional. 
Nga viti 2003-2008 anëtar i ekipit ”Përparimi”
Nga shtatori i vitit 2008 është anëtar i ekipit “Partizani”
Rezultatet :
4-herë kampion kombëtar
3-herë kampion mbarkombëtar
Pjesëmarrës në dy aktivitete ndërkombëtare në Akropolis të Greqisë.

 

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN E SPORTIT
(FUTBOLL)

Migen Ilmi Kola

Futbollist mesfushor
Datëlindja: 28 dhjetor 1984
Vendlindja: Kukës
Arsimi : I mesem sportiv shkolla “Loro Boriçi”, dega futboll
Për herë të parë u aktivizua me sportin në vitin 1995 me ekipin e para të rinjëve të Kukësit.
Në vitin futbollistik 2002-2003 ka dalë kampion kombëtar I të rinjëve me ekipin “Shkëndija”
Nga viti 2004 luan në ekipin e Kukësit.

 

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN E KULTURES
(MUZIKANT)

Parid Qemal Sinamati

Instrumentist, orkestrant dhe kompozitor.
Datëlindja: 5 shtator 1975
Vendlindja: Kukës
Arsimi : I mesëm muzike
Nga viti 1993 muzikant pranë QKB Kukes, aktualisht përgjegjës muzike.
Fitues i shume çmimeve si kompozitor dhe orkestrant.
Fitues i çmimit të parë në festivalin për fëmijë
”Fest 2008”

 

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN E SHENDETESISE
(MJEK)

Agron Selam Sula

Datëlindja: 9 nëntor 1968
Vendlindja: Kukës
Në vitin 1986 kreu shkollën e mesme të përgjithshme.
Në vitin 1993 kreu studimet e larta në mjeksi.
Në vitin 1993-1996 mjek i përgjithshëm në komunën Shëmri.
Në vitin 1996-1997 në Kalimash.
Nga viti 1997-1998 ka kryer specializim për mjekësi në Gjermani.
Nga viti 1999 -2003 ka kryer specializimin për Radiologji në Tiranë.Nga viti 2003 punon pranë spitalit civil “Meriman Jakupi”Kukës.

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN E ARSIMIT
(MESUES)

Riza Zylfi Toda

Mësues, Specialist i lëndës Matematikë.
Datëlindja: 3 mars 1952
Vendlindja: Kolsh, Kukës
Ka mbaruar arsimin e lartë, dega Matematikë.
Nga viti 1975-1977 ka punuar si mësues i Matematikës.
1977-1982 mësues në gjimnazin e Kukësit.
Më pas 3-vite punë në vendlindjen e tij , Kolsh.
1985 -1998 përsëri në gjimnazin “Havzi Nela”.
Prej vitit 1998 është inspektor pranë DAR-ës ,Kukës..
Ka një sërë kualifikimesh për programet e reja të MASH-it, Matematikës, inspektimit etj.

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN E ARSIMIT
(NXENESE)

Alda Ali Ora

Datëlindja: 25 korrik 1990
Vendlindja: Kukës
Nxënëse ne vitin e katërt të gjimnazit “Havzi Nela”
Ka kënduar në të gjitha festivalet për fëmijë në qytetin tonë.
Ka marrë pjesë në festivalin kombëtar për fëmijë dhe është vlerësuar me çmimin e tretë.Një nxënëse shembull për bashkëmoshatarët.

 

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN E BIZNESIT

Bechtel - Enka
President: Gary Doobs.
i datëlindjes: 12 tetor 1948
Qendra: Çikago ,USA
Numri i punonjësve në këtë firmë është 3700.
Ka kryer punime të ndryshme në hidrocentrale, autostrada në disa shtete si Kroaci,Turqi, Japoni, Rusi etj.

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN E BIZNESIT

Qemal Ali Ramallari

Biznesmen
Datëlindja: 25 dhjetor 1955
Vendlindja: Bicaj,Kukës
Në vitin 1974 përfundoi shkollën e mesme tregtare në Vlorë.
1974-1976 punoi si mercolog në Ndërmarrjen Tregtare Kukës.
1979-1991 ekonomist në ndërmarrjen e Grumbullimit Kukës .Më pas edhe si ekonomist në Ndërmarrjen e prodhimeve të ndryshme , Albturizëm.

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN  ADMINISTRATA PUBLIKE

Fasli Hajredin Tota

Drejtor i shërbimeve publike në Bashkinë, Kukës.
Datëlindja: 01 mars 1964
Vendlindja: Kukës
Nga 1982-1987 kryer arsimin e lartë në Universitetit shtetëror të Tiranës , fakulteti i gjeologjisë dhe minierave
Më 1987- 1992 ka punuar si inxhinier gjeolog në ndërmarrjen Gjeologjike , Kukës.
Ka qenë kryetar ekspedite Laku i Qershisë ne periudhen 1992-1994.
Nga 1994-1998 Drejtor i ndërmarrjes gjeologjike dhe më pas 1998-2000 specialist në ndërmarrjen gjeologjike.
Drejtor i Shërbimeve Rajonale në administratën e Këshillit të Qarkut ,Kukës 2001-2007.
Ka një sërë kualifikimesh për administrimin lokal, buxhetin dhe rolin e lidershipit në pushtetin vendor nga UNDP.

 

PERSONALITETI I VITIT 2008 NE FUSHEN  ADMINISTRATA PUBLIKE

Nermin Istref Spahiu

Vendlindja: Kukës
Ka mbaruar studimet e larta në fakultetin Histori-Filologji për gjuhë e letërsi shqipe.
Ka punuar mësuese e gjuhë- letërsisë, gazetare në TV Kukësi, drejtore në shkollën 9- vjecare “Bajram Curri”.Sot është drejtore e Radio Kukësit.
Si poete ka botuar librin “Silueta të bardha “.
Eshtë bashkëautore tek libri me poezi ”Para pasqyrës” botuar në 2004 me krijueset kuksiane. Autore e esesë “Ipatjetërsueshmi,Havzi Nela”, botuar në 2005

 

PERSONALITETI PUBLIKE I VITIT 2008

Zylfi Ramadan Tola

Datëlindja: 13 mars 1937
Vendlindja: Buzëmadhe, Kukës
Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka “Shkodër.
Ka punuar arsimtar në vendlindjen e tij nga viti 1965-1968, drejtor shkolle në Çaj, drejtor shkolle në Buzëmadhe1968-1970.
Në vitet 1970-1975 redaktor i gazetës “Kukësi i Ri”,
drejtor konvikti ”20 dëshmorët”
Që nga vitet 1979 deri më sot ka qenë kryesues në futbollin e qytetit të tij si:
Gazetar sportiv që nga viti 1953,
Kryetar i komitetit të fiskulturës së rrethit, pjestar i të gjithë veprimtarive sportive (futboll,mundje,ski,shah) si dhe në ngjitjet olimpike në Korab ,Gjalicë, Zebe etj.

 

Kthehu tek lajmet e tjera