Si rezultat i levizjes së gjërë artistike në qytetin tone, në Maj të vitit 1959 u krijua “Estrada profesioniste e qytetit”, dhe në Tetor të po këtij viti shfaq premierën e saj të parë. Drejtori i parë i institucionit ishte zoti Skënder Sulejmani. Disa nga artistët themelues të kësaj estrade ishin Sokol Spahiu , Tefik Ademi, Musa Halili, Zef Tafili, Mahmut Çeliku, Sheqer Ademi, Hekuran Çurçiali, Hane Baftjari etj. Trupa e krijuar me aktorë, instrumentistë, këngëtarë ,piktorë që në fillimet e saja organizoi brigadat kulturore dhe fillon përgatitjet për realizimin e premierës së parë. Me kalimin e kohës trupa zgjerohet me elementë vendas dhe të ardhur nga qytetet e tjera si aktorë, regjisorë, instrumentistë, këngëtarë e skenograf. Kjo trupë dekorohet me urdhërin e punës së klasit të II “Naim Frashëri “dhe nxori nga gjiri i saj ndër vite Zef Grudën “artist i popullit”, Tefik Ademin “artist i merituar”, Xhemali Toçillën “artist i merituar”. Një ndër aktorët dhe regjisorët e kësaj trupe Z. Tefik Ademi krijon dhe Teatrin e kukullave. Estrada profesioniste e qytetit realizoi rreth 140 premiera. Ka marrë pjesë në shumë takime kombëtare ku është vlerësuar me çmime të ndryshme. Ka shërbyer në goditjen e fenomeneve shoqerore. Në këtë 50 vjetor respekt për ata që sot nuk jetojnë, punë të mbarë e jetëgjatësi për ata që punojnë në këtë estradë. Gëzuar ditëlindjen!