Keshilli Bashkiak Kukes

Funksionimi i Keshillit Bashkiak
1.Keshilli Bashkiak ushtron funksionet e tij qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri ne krijimin e Keshillit te ri pasardhes.
2.Mbledhjet e radhes te Keshillit Bashkiak zhvillohen si rregull, sipas percaktimit qe ben vete keshilli, por jo me pak se nje here ne muaj.
3.Keshilli mblidhet jashte radhe:
  1.me kerkesen e Kryetarit te Bashkise;
  2.me kerkesen e 1/3 se anetareve te tij;
  3.me kerkesen e motivuar te Prefektit per çeshtje qe lidhen me ushtrimin e funksioneve te tij.
4.Thirrja per mbledhjen e keshillit behet nga Kryetari i Keshillit dhe njoftimi per mbledhjen behet, si rregull, jo me pak se 5 dite para dates se zhvillimit te saj. Njoftimi permban daten e mbledhjes, oren, vendin dhe rendin e dites.
5.Rendi i dites miratohet nga Keshilli.
6.Ne periudhen nga data e zgjedhjeve e deri ne konstituimin e Keshillit­ te ri, Keshilli i meparshem Bashkiak ushtron funksione te kufizuara dhe merr vendime vetem ne raste te situatave emergjente.
7.Mbledhja e Keshillit  Bashkiak quhet e vlefshme kur ne te merr pjese shumica e te gjithe  anetareve te Keshillit, me perjashtim te rasteve kur kerkohet nje shumice tjeter per marrjen e vendimeve, sipas percaktimeve ne nenin 33 te ketij ligji.
8.Kur Keshilli nuk mblidhet per shkak te mungeses se anetareve te tij gjate tre muajve, duke filluar nga data e mbledhjes se fundit te tij, keshilli quhet i veteshperndare. Veteshperndarja pasohet me zgjedhje te reja per Keshillin perkates dhe sekretari i Keshillit Bashkiak, brenda 10 diteve nga perfundimi i afatit 3-mujor, njofton Prefektin.
9.Mbledhjet e Keshillit fiksohen ne procesverbalin e mbledhjes. Menyra e mbajtjes se procesverbalit dhe e vertetimit te tij, percaktohen ne rregulloren e brendshme te funksionimit te Keshillit.
Organizimi i Komisioneve te perhershme te Keshillit Bashkiak Kukes

Kryetar i Keshillit Bashkiak : Basri Elezi

lista emrore e Keshillit Bashkiak