Takimi permbyllës me studentët vullnetarë, në Bashkinë Kukës.

Me dt: 02/09/2009 u zhvillua takimi permbylles i studentëve te cilet punuan si vullnetarë për një muaj e gjysëm 15 Korrik -31 Gusht 2009 në administratën e Bashkisë Kukës. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Forcimi i rolit të qytetarëve përmes pjesmarrjes në Vendim-Marrje” i shoqates “Rinia në Sipermarrjen e Lire” Kukës në bashkepunim me Bashkinë Kukës.Ky është viti i 3-të për studentët të cilët perfitojnë një eksperiencë të tillë në pozicionet të përshtatshme me degën që studiojnë në Universitete. Takimi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë, i cili bëri një ekspoze të funksionimit të administratës së Bashkisë dhe Keshillit Bashkiak. Në takim morën pjesë drejtues të projektit, dhe 17 studentë të cilët perfituan Referenca nga Bashkia,  çertefikata pjesmarrje si dhe shperblime financiare për periudhën e punës.
Gjatë takimit u diskutuan për frymën e bashkepunimit, eksperiencën nga ku dolën dhe shumë ide për në te ardhmen.


Kthehu tek lajmet e tjera

Arkivi i lajmeve