Kryetari i bashkisë inspekton punimet ne kompleksin sportiv (07.10.2010)
Kryetari i bashkisë , ka inspektuar punimet qe po kryhen ne rehabilitimin e fushes se futbollit dhe rikonstruksionin e godines se stervitjes te ekipit te mundjes. Gjatë inspektimit te kryer në palestrën ku stërviten mundësit e Kukësit, ka deklaruar se tashmë ka nisur puna për rikonstruksionin e saj.”Ashtu sic dhe ju e dini aktualisht këto palestra,të mundjes së Lirë dhe asaj Klasike,përballen me disa probleme pasi prej më shumë se 10 vitesh nuk është vënë dorë në to.Ne kemi filluar punën për evitimin e këtyre problemeve të cilat nuk bejne te mundur stërvitjen ne kushte normale per mundësit tanë. Këto investime pritet të përfundojnë brënda pak kohësh”. Ne inspektimin e bere për rikonstruksionin e fushës së futbollit e cila tashmë do ketë edhe tapetin e saj të ri,ne perfundim të punimeve . ”Tashmë punimet në fushën e futbollit janë drejt fundit dhe ka mbetur vetëm vendosja e tapetit të ri.Ne jemi në punë e sipër për perfundimin e saj. Me punën e bërë kjo fushë do i përshtatet kushteve bashkëkohore per zhvillimin ne kushte normaleve te ndeshjeve . Ndersa persa I perket ndikimit te investimeve ne ngjitjen e ekipit te Kukesit ne kategorine e pare, mund te them se tashmë jemi në fazën e vënjes në praktikë të synimeve dhe jo më të shpresimit në to. Do te vijojë mbështetja financiare e Bashkisë si dhe e donatorëve të ndryshëm që po ndihmojnë me financimet e tyre ” tha kështu kryebashkiaku Halilaj.