Pozita Gjeografike

Qyteti i Kukesit shtrihet ne pjesen verilindore te Republikes se Shqiperise me kordinata 42.0º Gjeresi gjeografike dhe 20.4º Gjatesi gjeografike. Eshte qytet kufitar ne Veri-Lindje dhe Lindje me qytetin e Prizerenit (Kosove) ku si pike kontakti eshte dogana e Morines, dhe ne brendesi te territorit Shqiptar kufzohet me Hasin ne Veri, Puken ne Perendim dhe Peshkopine ne Jug. Kukesi ose Kukesi i Ri eshte vendosur ne kembe te malit te Gjalices (2487m) dhe eshte nje nder qytetet me te reja ne Shqiperi. Perfundoi se ndertuari ne vitin 1976, dhe vendin e Kukesit te Vjeter e zuri hapesira ujore prej 72.5 km² e liqenit artificial te Fierzes, i cili u ndertua si rezultat i ndertimit te Hidrocentralit me po te njejtin emer. Baseni i ketij liqeni furnizohet nga dy lumenj te rendesishem, Drini i Zi (buron ne liqenin e Oherit) dhe Drini i Bardhe (buron ne Malet e Rugoves, Kosove), te dy keto dege formojne Lumin Drin me te gjatin ne Shqiperi me 280 km i cili derdhet ne Detin Adriatik nepermjet Gjirit te Lezhes. Bashkimi i dy Drinave i kane dhene Kukesit formen e nje gadishulli gje e cila i jep nje pamje shume piktoreske.Klima karakterizohet nga nje dimer i ashper dhe nje vere e nxehte. Temperatura mesatare vjetore ne rrethin e Kukesit sillet rreth 11.9 grade C. Temperaturat mesatare ekstreme sillen nga 3.9 deri 25.4 gradeC. Reshjet vjetore mesatare sillen nga 800 deri ne 1100mm. Shpejtesia mesatare e eres eshte 3.5m/s ne dimer ,3.1m/s ne pranvere dhe 2.3m/s ne vjeshte.

Shteti Shqiperia
Qarku Kukës
Prefektura Kukës
Vendodhja 320 m (1,050 ft) mbi nivelin e detit
Popullsia (2009)
- Total 21.535 banorë
Ora Ora Europjane Qendrore(UTC+1)
- Summer (DST) CEST (UTC+2)
Kodi Postar 8501-8503
Kodi telefonik 024
Targa KU
Website www.bashkiakukes.com

 


View Larger Map