Rregullore per organizimin, funksionimin, detyrat  dhe kompetencat e personelit te punësuar në Bashkinë Kukes

2007-2011

faqe 1-2-3-4

Faqe 1

Kjo rregullore bazohet ne ligjin nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”, ne ligjin nr.7961 date 12.07.1995 “Kodin e Punës” me ndryshimet, ne ligjin nr.9131 date 08.09.2003 “Per rregullat e Etikes ne Administraten Publike”, ne ligjin nr.8549 date 11.11.1999 “Per Statusin e Nepunesit Civil” dhe ka si qellim administrimin e aktivitetit te Bashkise per realizimin e funksioneve dhe te kompetencave te saj.

Organizimi i administrates se bashkise

Administrata e Bashkise drejtohet nga Kryetari i Bashkise i ndihmuar   nga zv/Kryetari i Bashkise.
Administrata e Bashkise eshte e organizuar ne Drejtori dhe zyra.
Vendet e punes ne sherbimin civil jane si me poshte:
-Shefi I Kabinetit
-Drejtor i DREJTORISË SË PËRGJITHSHME
-Drejtor Drejtorie
-Pergjegjes zyre
-Specialist
Zv/Kryetari i Bashkise drejton dhe eshte pergjegjes per mbulimin nga ana administrative te drejtorive, zyrave sipas percaktimit te bere nga Kryetari i Bashkise.
Drejtoritë e Përgjithshme jane njesi baze te Struktures organizative te Bashkise dhe pergjigjen per nje aktivitet administrativ te caktuar.
Drejtorite pergjigjen per nje aktivitet administrativ te caktuar, ne varesi direkte te Kryetarit, Zv.Kryetarit ose Drejtorive të Përgjithshme përkatëse.
Zyrat pergjigjen per aktivitete te veçuara në varësi direkte të Kryetarit të Bashkisë ose ne perberje te drejtorive perkatese.
Struktura organizative, emerimet dhe numri i personelit percaktohen nga Kryetari i Bashkise dhe miratohen nga Keshilli Bashkiak.

Drejtori i drejtorisë së përgjithshme :

1.Harton pershkrimin e punes per cdo sektor dhe vend pune në varësi të tij.
2.Parashikon ne planet mujore te punes detyrat qe i dalin DREJTORISË SË PËRGJITHSHME  sipas fushave perkatese dhe ben cdo muaj analizen ne nivel të DREJTORISË  SË  PËRGJITHSHME .
3.Ben shperndarjen e korrespondences qe i adresohet DREJTORISË SË PËRGJITHSHME  dhe ndjek e kontrollon  punen qe behet nga eprorët e Drejtorisë dhe Zyrës, si dhe punonjesit e vecante per dhenien e zgjidhjeve ne afatet e caktuara.
4.Kontrollon dhe firmos gjithe korrespondencen qe i pergatisin punonjesit e DREJTORISË SË PËRGJITHSHME  të tij.
5.Kryen analiza per veprimtarine e DREJTORISË SË PËRGJITHSHME  dhe mbi kete baze informon periodikisht Zv/Kryetarin si dhe ben vleresime pune per punonjesit.
6.Pergatit projekt-vendime sipas fushes qe mbulon DREJTORIA E PËRGJITHSHME  dhe e paraqet ne Keshillin Bashkiak per miratim.

Drejtori

1. Pergjigjet para Kryetarit te Bashkise ose Drejtorit të DREJTORISË SË PËRGJITHSHME   sipas varesise, per plotesimin e detyrave te ngarkuara nga ana tij punonjesve qe punojne ne varesi te tij.
2. Harton pershkrimin e punes per cdo zyrë/sektor dhe vend pune.
3. Parashikon ne planet mujore te punes detyrat qe i dalin drejtorise sipas fushave perkatese dhe ben cdo muaj analizen ne nivel drejtorie.
4. Ben shperndarjen e korrespondences qe i adresohet Drejtorise dhe ndjek e kontrollon  punen qe behet nga pergjegjesat e sektoreve dhe punonjesit e vecante per dhenien e zgjidhjeve ne afatet e caktuara.
5. Kontrollon dhe firmos gjithe korrespondencen qe i pergatisin punonjesit e drejtorise (kur drejtoria nuk është në varësi direkte të DREJTORISË SË PËRGJITHSHME).
6. Kryen analiza per veprimtarine e Drejtorise dhe mbi kete bazë informon periodikisht Zv/Kryetarin ose Shefin e DREJTORISË SË PËRGJITHSHME  përkatës, si dhe ben vleresime pune per punonjesit.
7. Pergatit projekt-vendimin sipas fushes qe mbulon Drejtoria dhe e paraqet ne Keshillin Bashkiak per miratim.

Pergjegjesi i zyres.

1.Pergjigjet para Drejtorit perkates ose  Kryetarit te Bashkise sipas vartesise per plotesimin e detyrave te ngarkuara nga ana tij punonjesve qe punojne ne zyre.
2.Merr masa organizative per plotesimin e detyrave te punonjesve ne vecanti dhe brenda planifikimit te detyrave te Drejtorise.
3.Evidenton probleme qe dalin nga veprimtaria e perditshme si dhe shqetesimet e qytetareve qe ngrihen me shkrim, percakton zgjidhjet e mundshme brenda ligjit dhe i propozon drejtorit rrugezgjidhjen perkatese.
4.Kontrollon punen e perditshme te specialisteve ne varesi per plotesimin e detyrave qe i jane ngarkuar.
5.Organizon sistemin e administrimit te informacionit dhe te statistikave per veprimtarine e zyres.

Specialisti

1.Zbaton me perpikmeri dhe ne nivel te larte profesional te gjithe detyrat e ngarkuara nga eproret  e tij.
2.Jep pergjigje ligjore dhe teknike per problemet qe mbulon sipas detyrave qe i ngarkohen brenda zyres.
3.Ndjek korrespondencen qe i eshte dhene per trajtim, pergatit materialin dhe pasi e siglon ia paraqet pergjegjesit te zyres dhe Drejtorit.
4.Specialisti mban pergjegjesi per cilesine profesionale te materialeve te pergatitura
5.Specialisti ka per detyre te punoje ne vazhdimesi per rritjen e aftesive vetjako tekniko-profesionale ne funksion te plotesimit sa me mire te detyres se ngarkuar, por edhe te karrieres ne sherbimin civil.

Funksionimi i administrates se bashkise

Bashkepunimi i strukturave te administrates se Bashkise.
1. Strukturat e administrates se  Bashkise bashkeveprojne dhe bashkepunojne me njera-tjetren, bashkepunim i cili realizohet nepermjet shqyrtimit dhe diskutimit te problemeve te ndryshme mes drejtorive, zyrave.
2. Drejtoret mblidhen cdo jave nen drejtimin e Kryetarit te Bashkise dhe titullareve te tjere si dhe sa here qe ai e sheh te arsyeshme dhe shqyrtojne e diskutojne problemet e ndryshme te administrates.
3.Pervec drejtoreve mund te thirren per te dhene pergjigje dhe shpjegime specialiste te ndryshem te administrates.
4. Per probleme te ndryshme qe kerkojne pjesëmarrjen e disa Drejtorive apo zyrave sipas fushave perkatese, ne varesi te specifikave te tyre çdo Drejtor, pergjegjes zyre eshte I detyruar te bashkepunoje per zgjidhje e tyre.
5.Konfliktet e krijuara ne lidhje me kompetencat dhe detyrat e cdo Drejtorie, zyre apo nepunesi i relatohen Kryetarit te Bashkise, i cili vendos ne lidhje me to.
6.Te gjitha aktet si: vendime apo urdhera para se te firmosen nga Kryetari I Bashkise, duhet te firmosen nga hartuesi I tyre dhe te siglohen nga juristi, per te garantuar mbeshtetjen ligjore.
7.Per korrespondencen e çdo DREJTORIA E PËRGJITHSHME /drejtorie ose zyre me institucionet e tjera, para se ti paraqitet per firme titullarit, firmoset nga hartuesi I tyre dhe Drejtori perkates.
8.Te gjithe punonjesit e Bashkise mbajne pergjegjesi per zbatimin e detyrave te  ngarkuara nga ligji, rregullorja dhe eprori direkt. Punonjesit ç’demtojne institucionin per demin e shkaktuar, kur vertetohet qe ky dem ka ardhur si rezultat I veprimeve  ose mosveprimeve te tyre.

Marredheniet me keshillin bashkiak

1.Te gjithe nenpunesit jane te detyruar te informojne keshilltaret nese u kerkohet per te gjitha problemet  dhe u vene ne dispozion cdo lloj dokumenti per njohjen e ketyre problemeve.
2. Per realizimin e funksioneve te Bashkise, qe jane kompetence e Keshillit, çdo drejtori sipas fushave perkatese pergatit materialin te miratuar me pare nga Kryetari I Bashkise dhe e paraqet per miratim ne Keshill.
3.Cdo Drejtori sipas fushave perkatese pergatit materialin dhe e paraqet ne Keshillin Bashkiak, jo me vone se 10 dite nga dita e mbledhjes.
4.Materiali pergatitet ne formen e nje projekt-vendimi dhe shoqerohet me relacionin shpjegues. Para paraqitjes ne Keshill relacioni firmoset nga nepunesi qe ka pergatitur materialin.
5.Materiali ne Keshill relatohet nga Drejtori dhe drejtori eshte i detyruar qe brenda 4 diteve te zbardhe vendimin e Keshillit Bashkiak.

 

Marredheniet me institucionet e tjera.

1.Marrdheniet me institucionet e tjera mbahen nepermjet Kryetarit te Bashkise dhe titullareve te tjere te autorizuar prej tij.
2.Korrespondenca me institucionet e tjera te qeverise qendrore apo lokale realizohet nga Kryetari dhe nga personat e tjere te autorizuar prej tij.
3.Marredheniet me mediat do te mbahen nga zyra e informacionit te Drejtorise se Burimeve Njerezore dhe me miratim te titullarit  te gjithe nenpunesit bashkepunojne me kete zyre dhe i japin informacione qe jane te nevojshme per t’u publikuar.
4. Per çdo korrespondence me institucionet e tjera per probleme te caktuara, çdo drejtori pergatit praktiken perkatese te sistemuar ne skedar te veçante, e cila ne perfundim arkivohet ne arkiv sipas rregullave per arkivimin e dokumentave.
5.Sekretari i Keshillit Bashkiak duhet te dergoje per konfirmim ne Prefekturen e Qarkut Kukes te gjitha aktet e Keshillit te Bashkise brenda 7 diteve nga data e daljes se tyre.

Marredheniet me publikun

1.Marredheniet me publikun realizohen nepermjet zyres se informacionit.
2. Kerkesat dhe ankesat e qytetareve paraqiten me shkrim prane kesaj zyre.
3.Cdo drejtor, pergjegjes zyre apo nepunes Bashkie eshte i detyruar t’i pergjigjet me kompetence, profesionalizem dhe ne kohe kerkesave te qytetareve.
4.Pritja e ankesave dhe kerkesave te qytetareve behet nga nepunesit e zyres se informacionit, te cilet pasi i degjojne, plotesojne ankesen ose kerkesen ne formular perkates dhe e percjellin ne drejtorite perkatese sipas specifikave te ankese/kerkeses gjithashtu njoftojne dhe qytetaret per afatin e  marrjes se pergjigjes.
5.Vizitoret do te lejohen te hyjne neper zyra vetem pasi nepunesi i zyres se pritjes te kete komunikuar dhe te kete marre miratimin nga nepunesi qe pret viziten.
6. Ne çdo rast vizitori pajiset me nje flete hyrje ku shenohet zyra qe e pret. Ne perfundim te vizites, flete hyrja dorezohet prane zyres se informacionit.
7.Asnje informacion zyrtar nuk do jete publik nga punonjesit e Bashkise  per mediat pa marre me pare miratimin nga Kryetari I Bashkise.

 

Disiplina administrative

1.Orari i punes eshte 0800-1600 cdo dite nga e Hena ne te Premte. Per pune qe kryhen ditet  e shtuna dhe te diela, ditet e festave zyrtare, dhe oret e nates orari do percaktohet nga eprori direkt me miratim te titullarit te Bashkise.
2.Nepunesit mund te thirren ne pune nga eproret e tyre dhe jashte kohes normale te punes kundrejt kompesimit me pushim ne ditet pasardhese ose kundrejt shperblimit me urdher te Kryetarit te Bashkise.
3.Punonjesit paraqiten ne pune me veshje te rregullt dhe kane per detyre te sillen sipas rregullave qe pasqyrojne etiken e nepunesit civil.
4.Gjate kohes qe jane ne pune ne ambientet e Bashkise duhet te mbajne te vendosur mbi veshjen e siperme karten e identifikimit te punonjesit te bashkise.
5.Cdo punonjes eshte i detyruar te shfrytezoje me intensitet kohen e punes, te krijoje marredhenie te rregullta me eproret, vartesit dhe koleget.
6.Kur punonjesi del jashte godines se Bashkise duhet te bëjë shenimin perkates ne librin e vendosur tek recepsioni per kohen e daljes dhe te kthimit.
7.Cdo mungese ne pune behet me leje vec rasteve shendetesore per te cilat duhet te behet njoftim telefonik ne Drejtorine perkatese e cila njofton Drejtorine  e Burimeve Njerezore diten e pare te mosparaqitjes ne pune.
8.Komunikimi ndermjet nepunesve behet vetem neper zyra duke shmangur qendrimin apo bisedat neper korridore.
9.Liste-prezenca per cdo punonjes te Bashkise pergatitet siglohet dhe konfirmohet nga eproret d.p.d sipas hierarkise dhe me pas depozitohet ne Drejtorine e Burimeve Njerezore.
10.Afati per dorezimin e liste-prezencave eshte data 26 e cdo muaji.
11.Ne kryerjen e detyrave te gjithe nenpunesit jane te detyruar te respektojne aktet ligjore dhe nenligjore ne fuqi, ku askujt nuk i lejohet shmangia nga detyrimet ligjore per shkak te padijenise se ligjit.
12.Te gjithe Drejtoret dhe pergj.zyrave jane te detyruar te dorezojne tek Kryetari planet vjetore brenda muajit janar dhe ato mujore brenda dates 2 te cdo muaji.
13.Te gjithe punonjesit jane te detyruar te raportojne te eprori direkt dhe keta te fundit te Kryetari I Bashkise per realizimi e detyrave funksionale apo te ngarkuara.

 

Kompetencat dhe detyrat e administrates se bashkise

 

KREU I

Ne zbatim te ligjit nr.8652 date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” neni 44, Kryetari i Bashkise nepermjet urdherave dhe vendimeve, organizon dhe drejton punen e administrates per kryerjen e funksioneve te Bashkise.

Kryetari i bashkise

1.Ushtron te gjitha kompetencat ne kryerjen e funksioneve te Bashkise me perjashtim te atyre qe jane kompetence vetem e keshillit perkates.
2.Zbaton aktet e Keshillit.
3.Merr masa per pergatitjen e materialeve te mbledhjeve per keshillin bashkiak ne perputhje me rendin e dites te percaktuar ne keshill si dhe per probleme qe kerkon ai vete.
4.Raporton ne keshill per gjendjen financiare te pakten cdo 6 muaj ose me shpesh sa kerkohet nga Keshilli, si dhe raporton para Keshillit sa kerkohet prej tij per probleme qe kane te bejne me funksionet e Bashkise.
5.Eshte anetar i Keshillit te Qarkut.
6.Emeron dhe shkarkon zv/Kryetarin  e Bashkise.
7.Emeron dhe shkarkon drejtuesit e ndermarrjeve dhe institucioneve ne varesi.
8.Emeron dhe shkarkon punonjesit jo drejtues te strukturave dhe njesive ne varesi te komunes ose Bashkise, pervec ku parashikohet ndryshe ne ligjin nr.8549,  date 11.11.1999 “Statusi i nenpunesit civil”.
9.Ushtron te drejtat dhe siguron plotesimin e te gjitha detyrimeve qe i jane ngarkuar Bashkise si Person Juridik.
10.Kthen per rishqyrtim jo me shume se nje here ne Keshill vendime ku veren se ato cenojne interesa te Bashkesise.
11.Merr masa per kualifikimin e punonjesve te administrates dhe te institucioneve te vartesise.

 
 
KREU II

Zv/kryetari i bashkise

Ne strukturen e saj Bashkia ka nje Zv/Kryetar i cili emerohet dhe shkarkohet nga Kryetari i Bashkise ne baze te nenit 44 te ligjit Nr.8652, date 31.07.2000 “Per organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”.
Zv/Kryetari kryen keto detyra:
1.Organizon dhe drejton punen sipas fushave ne varesi te tij bazuar ne ndarjet e bera nga Kryetari i Bashkise dhe pergjigjet  para tij per mbarevajtjen e tyre.
2.Ushtron te gjitha kompetencat ne kryerjen e funksioneve te Bashkise dhe perfaqeson kete institucion ne te gjitha rastet kur me autorizim te Kryetarit te Bashkise kjo e drejte i delegohet. Zv/Kryetari pergjigjet para Kryetarit te Bashkise per realizimin e funksioneve te deleguara.
3.Kryen funksionet dhe ushtron kompetencat e Kryetarit te Bashkise gjate kohes qe ky i fundit nuk eshte ne institucion.
4.Kryen detyren e Kryetarit te Komisionit te prokurimet.

KREU III

 

KABINETI

Shefi i kabinetit

1.Kujdeset per pergatitjen e programeve vjetore dhe perIodike per te gjithe veprimtarine e aparatit ne zbatim te realizimit te funksionit te Bashkise si dhe per ndjekjen e plotesimit te detyrave te percaktuara ne to.
2.Ndjek axhenden e Kryetarit te Bashkise, pergatit materialet e kerkuara, dhe ndihmon Kryetarin dhe Zv.Kryetarin e Bashkise ne realizimin e funksioneve te tyre administrative.
3.Organizon punen, pergatit materialet dhe merr pjese ne takime te veçanta  te zhvilluara nga Kryetari I Bashkise si shef  protokolli.
4. Merr pjese ne analiza dhe takime te zhvilluara nga Kryetari I Bashkise dhe me miratim te tij pasqyron ne media aktivitetin e Bashkise.
5. Kryen detyren e zedhenesit te shtypit ne Bashki.
6.Organizon punen per evidentimin, sistemimin dhe trajtimin e korrespondences se Kryetarit te Bashkise.
7.Organizon punen dhe merr masat e nevojshme per zhvillimin e aktiviteteve te ndryshme te zhvilluara nga Bashkia brenda dhe jashte vendit.
9.I parashtron Kryetarit dhe Zv.Kryetarit mendime per çeshtje te ndryshme te rendesishme te punes se perditeshme.
10. Ben propozime per probleme qe lidhen me me politikat e  zhvillimit te fushave te ndryshme qe mbulon Bashkia.

Sekretarja e kryetarit

1.Sistemon e regjistron te gjitha materialet qe qarkullojne ne Zyren e Kryetarit te Bashkise.
2.Evidenton dhe organizon realizimin e axhendes se perditshme te Kryetarit.
3.Siguron transmetimin korrekt te porosive qe jep Kryetari brenda aparatit te Bashkise apo ne marredhenie jashte tij.
4.Nepermjet Zyres se Protokoll-Arkivit pret dhe nis te gjithe korrespondencen personale te Kryetarit.
5.Ndjek zbatimin e urdherave dhe shkresave te dhena nga Kryetari i Bashkise dhe informon Kryetarin per zbatimin e afateve kohore te caktuara.
6.Mban proces verbalet e mbledhjeve te Titullareve me drejtoret dhe pergjegjesit e zyrave, zbardhjen e tyre si dhe dorezimin me proces verbal ne arkivin  te Bashkise ne fund te çdo viti.

Shefi  i sigurise

1.Merr masa per te siguruar kushte normale pune ne lidhje me sigurine gjate procesit te punes te nepunesve/punonjesve te administrates ne ambjente te Bashkise.
2.Shoqeron Kryetarin e Bashkise ne takime qe zhvillon me perfaqesues te ndryshem te komunitetit dhe perfaqesi te tjera.
3.Lejon takime te komunitetit dhe personave te tjere me zyrtare te bashkise kur keta te fundit jane paisur me autorizimin perkates nga Specialisti i Pritjes se Popullit ose kane konfirmimin e Titullarit. 
4.Zbaton orarin e pritjes se popullit me Titullarin dhe zyrtare te tjere sipas grafikut te afishuar neper zyra dhe miratuar nga Titullari.
5.Zbaton detyrat e ngarkuara nga Kryetari dhe  eprori direkt e raporton periodikisht per ecurine e punes dhe problemet e dala.

 Shoferi  i kryetarit

1.Me mjetin e vene ne dispozicion kryen sherbime ndaj Kryetarit te Bashkise.
2  Eshte i paisur me leje drejtim mjeti.
3.Pergjigjet per demin qe mund t’i shkaktohet mjetit nga keqperdorimi.

KREU IV

 

Sekretari i keshillit bashkiak

1.Sekretari i Keshillit Bashkiak emerohet dhe shkarkohet nga Keshilli Bashkiak mbi bazen e propozimit te Kryetarit te Keshillit.
2.Ndjek punet per pergatitjen  e materialeve per mbledhjet e Keshillit Bashkiak.
3.Merr masa per njoftimin e keshilltareve per daten dhe oren e  mbledhjeve te Keshillit Bashkiak dhe te komisioneve te Keshillit.
4.Kontrollon dhe firmos projekt-vendimet qe pergatiten nga administrata dhe qe do t’i paraqiten per miratim keshilit.
4.Firmos vendimet e Keshillit perpara se t’i paraqese per firme Kryetarit te Keshillit Bashkiak.
5. Verifikon saktesine e vendimit te zbardhur me proces-verbalin e mbledhjes se Keshillit.
6.Merr masa per shpalljen e akteve te Keshillit Bashkiak.
7.Sekretari i Keshillit Bashkiak dergon ne Prefekturen e Qarkut Kukes  per konfirmim te gjitha aktet e keshillit Bashkiak.
8. Ndjek korespondencen e keshillit Bashkiak dhe kthen pergjigje brenda afateve ligjore.

KREU V
DREJTORIA E PËRGJITHSHME   EKONOMIKE

Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme

1.Harton projekt buxhetin, ndjek zbatimin e tij dhe raporton per te, pergatit dokumentacionin per mbylljen e buxhetit faktit te vitit paraardhës.
2.Kerkon nga gjithe drejtorite dhe zyrat  perkatese analizen e kerkesave te tyre ne fazen e hartimit te projekt -buxhetit.
3.Mbi fazen e te dhenave te grumbulluara pergatit projekt buxhetin dhe pasi merr miratimin e Kryetarit te bashkise e paraqit ate ne keshillin bashkiak per miratim.
4.Pas miratimit te buxhetit ndjek zbatimin e tij sipas afateve te percaktuara.
5.Bazuar ne vendimin e keshillit bashkiak per miratimin e buxhetit te vitit ushtrimor, ndjek ne vazhdimesi perdorimin e fondeve si buxhetore ashtu dhe nga te ardhurat per institucionin e bashkise institucionet ne vartesi ,ben rakrodimet me degen e thesarit harton pasqyrat perkatese dhe raporton ne organe sipas ligjit
6.Pergatit kerkesen per rritje autorizimi te te ardhurave per plotesimin e nevojave sipas percaktimeve ne vendimet e Keshillit bashkiak, bazuar ne realizimin e te ardhurave te konfirmuara nga dega e thesarit.
8..Rakordon cdo muaj me degen e thesarit te ardhurat e realizuar nga taksat dhe tatimet
8.Kjo drejtori ndjek  detyrimet e saj duke u bazuar ne ligjin per buxhetin e shetit,ligjin per buxhetin lokal si dhe udhezimin e Ministrise se Financave te hartuar per kete qellim.
9..Regjistron te gjitha detyrimet e institucionit sipas udhezimeve ne fuqi.
10.Perpilon urdher- pagesat urdher xhirimet, cekun me te gjitha ekstremet perkatese pasi ka kontrolluar me pare dokumentacionin shoqerues.
11.Raporton tek Kryetari I bashkise apo ne keshillin bashkiak sa here qe I kerkohet per realizimin e te ardhurave dhe shpenzimet ne bashki.
12.Koordinon aktivitetin mes specilaisteve dhe drejtorive  ne perputhje me detyren funksionale, ndjek dhe analizon zbatimin  e tyre.
13.Drejton dhe organizon punen e zyrave ne varesi sipas structures se miratuar ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjor.
14.Ndjek korrospondecen  e DREJTORISË SË PËRGJITHSHME  me zyrat e Bashkise ose institucionet e tjera.
15.Propozon masa administrative per punonjesit  e vartesise kur ne menyre te perseritur nuk zbatojne detyrat e ngarkuara dhe kryejene veprime qe jane ne kundershtim me aktet ligjore ne fuqi.
16.Ndjek zbatimin  e ligjshmerise ne ruajtjen dokumentimin, qarkullimin dhe administrimin e vlerave monetare materiale.
17.Kontrollon realizimin financiar te  investimeve qe realizohen nga institucioni.
18.Harton dokumentacionin per transferim fondesh per ne Keshillin Bashkiak.
19.Harton kerkesa per shtese fondesh buxhetore prane institucioneve qendrore.
Zyra e shpenzimeve
1.Jane punonjes civilë dhe jane ne vartesi te DREJTORISË SË PËRGJITHSHME   EKONOMIKE.

Pergjegjesi I Zyres se shpenzimeve:

1. Mban regjistrin e perdorimit te fondeve buxhetore te ardhurave per zhpenzime.
2. Pergjegjesi I Zyres perpilon evidencat mujore dhe progresive per perdorimin e fondeve buxhetore dhe te te ardhurave si per shpenzimet ashtu dhe per investimet dhe ia paraqet Drejtorit te Pergjithshem brenda afateve te percaktuara ne udhezimet perkatese.
3.Kryen kontabilizimin ditor  te  urdher-pagesave (pasi ka marr posten e thesarit)
4. Ben kontabilizimin ditor te veprimeve te arkes si dhe inventarin mujor te saj
5. Ben rakordimin me degen e thesarit

Specialist finance ne zyren e shpenzimeve

1. Ben azhonimin e librave te aktiveve te qendrueshme te trupezuara ose te patrupezuara duke bere krahasimin me daljet e magazines dhe posten e thesarit sipas situacioneve perkatese.
2. Ndjek veprimet me thesarin likujdimin e urdher pagesave te perpiluara nga drejtoria ekonomike.
3. Kontrollon dhe konfirmon te gjitha rastet e derdhjeve gabim dhe ben rakordimet perkatese.
4.  Eshte antar I komisionit te blerjeve me vlera te vogla dhe ploteson dokumentacionin ligjor.
5. .Mban kontabilitetin dhe ben pagesat dhe arketimet.
6. Kryen pagesa te ndryshme vetem mbasi dokumntacioni I paraqitur do te jete ne perputhje me rregullat qe jane percaktuar me ligj ose sipas udhezimeve te nxjerra nga ministria e finacave te Republikes se Shqiperise.
7. Harton borderot dhe kryen pagesat e punonjesve te bashkise ,harton evidencat e sigurimeve shoqerore,  pranon dokumentacionin per perfitimin e kompesimit ushqimor dhe pranon dokumentacionin per pagesen  epaaftesise ne pune.
8. Harton situacionin mujor te shpenzimeve.
9. Kontrollon zbatimin e buxhetit te institucionit dhe institucioneve vartese te bashkise.
10. Kontrollon respektimin e disiplines financiare dhe perdorimin e vlerave materiale e monetare te institucionit.
11.Kryen inventarizimin e e mjeteve themelore dhe inventarin e imet ne bashki dhe institucionet e tjera.
12. Punonjesit jane te detyruar te respektojne rregullat,procedurat dhe afatet ligjore lidhur me buxhetin e shtetit dhe buxhetin local.
13. Gjate ushtrimit te kompetencave te tyre,jane te detyruar te zbatoje dhe mbykqyrin zbatimin e parimeve te efektivitetit ekonomik dhe ato te drejtimit financiar,duke u kujdesur qe fondet e miratuara te shpenzohen ne kohen e duhur dhe vetem me qellimin e nje administrimi sa me efektiv.
14. Ben regjistrimin ne kartelat perkatese qe ne momentin  ekonstatimit per secilin urdher-shpenzimi sipas titullit, kapitalit dhe grupit perkates.
15. Kontrollon zbatimin  e ligjshmerise ne plotesimin  e dokumentacionit te thesarit dhe arkes.
16. Perpilon liste-pagesen per sherbimet brenda vendit dhe oret jashte kohes normale te punes sipas ligjeve ne fuqi.
17. Perpilon liste-pagesat e perfituesve te ndihmes ekonomike dhe te invalideve.
18.  Kryen edhe detyra te tjera te ngarkuara nga DREJTORI I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME.

DREJTORIA E TE ARDHURAVE

Drejtori

1.Drejton dhe organizon punen ne zyre ne perputhje me dispozitat ligjore.
2.Rakordon punen me punonjesit  e tij per:
2.1 Regjistrimin  esubjekteve dhe shlyrjen  e detyrimeve.
2.2 Vjeljen e të ardhurave nga të gjitha burimet në drejtim të Bashkisë, si dhe ato që I detyrohen Bashkisë Kukës.
3.Paraqet para eprorit direkt dhe Këshillit Bashkiak projekt-vendimin per sistemin  e taksave dhe tarifave vendore.
4.Kryen analiza dhe raporte 1-mujore dhe vjetore  mbi ecurine e realizimit te deyrave dhe  ja paraqet eprorit direkt.
5.Eshte pergjegjes direct per zabtimin korrekt dhe zbatimin e afteve te gjitha vendimeve te keshillit Bashkiak dhe urdheresave si dhe vendimeve te tjera ne fuqi.
6.Sensibilizon publikun per sherbimet e ofruara nepermjet pergatitjes se materialeve promocioanle.
7.Studion dhe implementon metoda te tjera qe lehtesojne komunikimin  me subjektet e interesuara per sherbimet qe ofrohen nga zyra.
8.Studion mundesine e nje  kontrolli sa me efikas te evidentimit dhe regjistrimit te biznesit ne bashkepunim me me strukturat e  tjera te bashkise.
9.Pergatit planet mujore dhe vjetore dhe ia paraqet per miratim eprorit direct.
10. Ndjek zbatimin e disiplines ne pune dhe realizimin e detyrave funksionale dhe propozon masa administrative per punonjesit ne vartesi kur ne menyre te perseritur nuk zbatojne detryat e ngarkuara dhe kryejne veprime qe jane ne kundershtim me aktet ligjore ne fuqi.
11. Koordinon punen me institucionet e tjera, që janë në rolin e agjenteve tatimore me qellim permbushjen e detyrave për realizimin e planit te te ardhurave.
12.Koordinon punen me Policine Bashkiake per efikasitetin e masave shtrenguese (vendosja e gjobave, bllokimit të aktivitetit të subjekteve debitorë, sekuestrimet etj.

Specialistet e te ardhurave

1. Te evidentojne njesite tregtare qe ushtrojne veprimtarine tyre brenda teritorit te Bashkise se Kukesit.
2. Informojne bizneset per nivelin e taksave dhe tarifave vendore, lehtesirat  dhe sanksionet ne rast mospagimi.
3. Informojnë subjektet shtetërore për nivelin e detyrimit të pagesës vendore të institucioneve që ato drejtojnë.
4. Ndjekjen e realizimit të të ardhurave nga agjentët tatimorë.
5. Mbledhjen e detyrimeve ne tregun e lire të Kukësit.
6. Në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ndjekin zbatimin e sanksioneve ligjore ndaj subjekteve kundravajtëse të biznesit, shtetërorë apo privatë.
7. Kryen çdo detyre qe I ngarkohet nga eprori direct.
8. Raporton periodikisht per punen e kryer te eprori direkt.

KREU VI
DREJTORIA E PËRGJITHSHME  E SHERBIMEVE PUBLIKE

Struktura e DPSHP

  • DREJTORI I DREJTORISË SË PËRGJITHSHME
  • Drejtor i Drejtorise se Sherbimeve.
  • Specialist per Gjelberimin
  • Pergjegjes te Njesive te Sherbimeve.
  • Pergjegjes i Mirmbajtesave
  • Pergjegjes i Pastrimit
  • Pergjegjes i Arsimit, Kultures, Rinise dhe Sporteve.
  • Specialist ne Drejtorine e Sherbimeve Furnitor
  • Specialist  Zooveteriner.
  • DREJTORIA E PËRGJITHSHME  E Sherbimeve Publike,  ne perberje te së cilës jane Drejtoria e Sherbimeve Publike, Njesite e Sherbimeve, Sektori i Pastrimit, Pergjegjesi i Arsim, Kulturës, Rinisë, Sporteve, Specialistet e sipërshënuar, realizon administrimin ekzekutimin dhe planifikimin e zgjidhjes se problemeve te sherbimeve publike ne territorin e Bashkise .

 

Drejtori i Drejtorisë së përgjithshme

    • Koordinon dhe siguron bashkepunimin e  Sektoreve te Sherbimeve Publike, Njesive te Sherbimeve.
    • Miraton dhe ndjek zbatimin e planeve mujore te punes te drejtorise se sherbimeve publike.
    • Shqyrton kerkesat dhe problemet e banoreve te ardhura nepermjet njesive te sherbimeve, specialisteve te tjere te kesaj drejtorie dhe parashikon zgjidhjen e problemeve te ngritura ,
    • Pergatit p/vendime ose p/urdhera per administrimin e ujit, energjise elektrike, lendes djegese, ndriçimin urban, rrjetin rrugor,trotuaret, lulishtet,parqet, si dhe per sherbime te artizanatit, transportit, poste telekomunikacionit etj.dhe ia paraqet Kryetarit te Bashkise dhe sipas kompetences ndjek dhe paraqitjen e tyre ne Keshillin e Bashkise.
    • Ndjek furnizimin e popullates me uje, energji elektrike,lende djegese dhe furnizimin me produkte ushqimore ne situata emergjence.
    • Drejton kryerjen e  studimeve per zgjerimin e rrjetit te sherbimeve ne territorin e Bashkise dhe ia paraqet Kryetarit te Bashkise, i cili vepron sipas procedurave te njohura bazuar ne ligjin per pushtetin vendor.
    • Harton (kontratat,shtesat e kontratave, analizat e kostove)ne bashkepunim me DREJTORINË E PËRGJITHSHME te Urbanistikes dhe ia paraqet Kryetarit te Bashkise per miratim.
    • Mban korespondencen zyrtare me ministrite e linjes dhe pergatit pergjigjet zyrtare per probleme te ndryshme te cilat nenshkruhen nga Kryetari i Bashkise.
    • Kontrollon zbatimin e kontratave me nd/jet me sipermarrje kryerjen me cilesi te sherbimeve publike nga keto nd/je dhe per mos realizimin e kontratave, ose mos kryerjen me cilesi te sherbimeve publike ne bashkepunim me drejtuesit e njesive te sherbimeve dhe DREJTORIA E PËRGJITHSHME EKONOMIKE merr masa per zgjidhjen e tyre sipas ligjeve.
    • Ne bashkepunim me DREJTORINË E PËRGJITHSHME nte Urbanistikes harton projekte te thjeshta me preventivat perkatese per rikonstruksione rrugesh,kanalesh te ujrave te bardha dhe te zeza, pusetave te ndryshme dhe godinash ne juridiksionin e Bashkise.
    • Kontrollon zbatimin e dispozitave ligjore e nen ligjore ne fushen e sherbimeve, per shkeljet qe behen nga subjekte te ndryshme,shteterore apo private, ne perdorimin e rrjetit perkates ,merr masa sipas kompetencave te caktuara ne ligj .
    • Mban dokumentacionin per mjetet e transportit te udhetareve dhe te mallit, cakton  vend-qendrimet e mjeteve te udhetareve me “TAXI”, dhe ne zbatim te ligjit  dhe udhezimeve perkatese jep lejen e veprimtarise perkatese me miratimin e Kryetarit te Bashkise.
    • Mban dokumentacionin dhe korespondencen me shoqerite e transportit te udhetareve me autobus, cakton dhe kontrollon oraret e levizjes se autobuzave sipas nevojave te komunitetit.
    • Miraton projektet te ardhura nga njesite e sherbimeve per meremetime ne fushen e sherbimeve publike, duke perfshire fondet te parashikuara ne buxhet per bazen materiale dhe fuqine punetore te nevojshme.
    • Propozon orarin e punes te njesive, reparteve, nd/jeve  apo institucioneve te sherbimeve shteterore dhe private dhe ia paraqet per miratim Keshillit te Bashkise.
    • Paraqet ne keshillin e bashkise materiale per çeshtje te veçanta ne lidhje me sherbimet publike si dhe me emergjencat civile, pergatit projektvendimet perkatese.