Faqe 4
KREU XVI
ÇERDHET
Parime te pergjithshme
1.Cerdhet ditore jane institucione publike per mirerritjen e femijeve te moshes 0-3vjec.
2.Regjistrimi i femijeve behet ne muajin shtator.
3.Regjistrimi behet ne baze te nje dokumentacioni:
Certifikate personale me fotografi e femijes.
Leter nga mjeku i familjes te lagjes ku banon.
Analiza(Difteri coprokulture)
Cerdhet funksionojne nga dita e hene deri te premten.
4.Ushqimet pergatiten ne baze te normave te hartuara nga Ministria e Shendetesise.
5. Ndarja e femijeve ne çerdhe behet ne grupe. Femijet qendrojne ne nje grup nga momenti I regjistrimit ne çerdhe deri ne momentin e kalimit te tyre ne kopesht.
Aktiviteti ditor
Nga ora 7.00 –16.00 ne raste te vecanta deri ne 17.00
Regjimi ditor
Ora 7.00-8.00 pritja e femijeve
Ora 8.00-9.00 Mengjezi
Ora 9.00-11.00 lojra argetuese, kenge, vjersha.
Ora 11.30.-12.30 Dreka
Ora 12.30-14.00 Gjume
Ora 14.30.-15.00 Pasditja
Ora 15.00-16.00 Percjellja e femijeve
PERGJEGJESI
1.Pergjegjesi organizon punen per mbarvajtjen e punes ne çerdhe dhe kontrollon zbatimin e detyrave nga punonjesit.
2.Ben regjistrimin e femijeve sipas moshes se percaktuar dhe dokumentacionit te percaktuar me larte.
3.Evidenton ne nje regjister te veçante frekuentimin e femijeve ne çerdhe.
4.Pergatit menune javore te ushqimit te femijeve dhe e publikon ate ne ambjentet e çerdhes.
5.Mban kontakte me prinderit per mbarevajtjen e femijeve ne çerdhe, degjon verejtjest e sugjerimet e tyre dhe bashkepunon me ta per permiresimin e punes ne cerdhe.
6.Ben kujdes per sigurimin e bazes se nevojshme logjistike per aktivitet ne cerdhe.
7.Kontrollon higjenen e femijeve dhe te institucionit ,ushqimin dhe dhenien e tij.
8.Mban ne rregull dokumentacionin teknik dhe administrativ ne cerdhe.
9.Propozon masa administrative per punonjesit e vartesise kur ne menyre te perseritur nuk zbatojne detyrat e ngarkuara dhe kryejene veprime qe jane ne kundershtim me aktet ligjore ne fuqi.
Infermierja edukatore
1.Punon nen drejtimin e pergjegjeses se cerdhes .
2.Ndjek dhe zbaton me perpikmeri kodin etik profesional.
3.Ndjek ne menyre progresive ecurine ditore te femijeve duke sinjalizuar pergjegjsen e cerdhes per problemet e shendetit.
4.Siguron mirembajtjen dhe sistemimin e mjedisit te dhomave dhe orendive
5.Pergatit planin mesimor te punes.
6.Mban pergjegjesi per mbarevajtjen e shendetit te femijeve gjate kohes qe ata qendrojne ne çerdhe.
7.Paraqet çdo vit para pergjegjeses se çerdhes librezen higjeno-sanitare.
Punonjesi i kuzhines
1.Pergatit ushqimet sipas menyse ditore.
2.Shperndan ushqimet ne kohe duke respektuar vaktet.
3.Ruan kampionet e ushqimeve te pergatitura gjate 24 oreve.
4.Mban paster dhe ne kushte optimale ushqimet si dhe mban higjene dhe pasterti ne mjediset e punes.
5.Paraqet çdo vit para pergjegjeses se çerdhes librezen higjeno-sanitare.
Punonjesit e pastrimit
1.Zbaton me perpikmeri detyrat e dhena nga pergjegjesja e cerdhes si dhe stafi edukator.
2.Pastron cdo dite dhomat e femijeve ,anekset, ambjentet e tjera dhe oborrin.
3.Pastron dhe dizifenkton mjediset higjeno-sanitare.
4.Ndez sobat dhe kujdeset per furnizimin me lende djegese.
KREU XVII
KLUBI SHUMESPORTESH “PERPARIMI”.
Struktura organike e Klubit Shumesportesh “Perparimi” eshte:
- Drejtori I Klubit
- Sekretari I Klubit
- Punetor/mirembajtes
Drejtori i klubit
1.Drejton dhe kontrollon gjithe veprimtarine e perditshme te administrates se Klubit.
2.Ndjek dhe kontrollon stervitjen e ekipeve sportive dhe punen e trajnereve te ekipeve qe zhvillojne sipas fazave te stervitjes.
3.Ndjek zhvillimin e veprimtarive kombetare ku perfaqesohet Klubi sipas
kalendareve kombetare te Federatave Sportive ku bejme pjese.
4.Perfaqeson Klubin ne Institucionet sportive te vendit.
5.Lidh kontratat me sportistet trajneret,sponsorizuesit punonjesit e adminstrates sipas dispozitave te kodit civil te Republikes se Shqiperise,me miratimin e Kryesise Klubit dhe aprovimin e Bashkise.
6.Raporton para organeve eprore sa here qe e thirrin.
7.Propozon masa administrative per punonjesit e vartesise kur ne menyre te perseritur nuk zbatojne detyrat e ngarkuara dhe kryejne veprime qe jane ne kundershtim me aktet ligjore ne fuqi.
8. Nuk ka te drejte te emeroje dhe shkarkoje punonjes nga puna. (ligji nr. 8652 neni 44 pika f).
Sekretari i klubit
1.Pergjigjet per te gjitha problemet teknike te ekipeve sportive te klubit duke I ndjekur ato vazhdimisht dhe raporton para drejtorit te klubit.
2.Zbaton te gjitha detyrat e lena nga Drejtori ne funksion te aktivitetit te klubit.
3. Raporon te Drejtori per problemet e dala dhe mer masa per zgjidhjen e tyre.
4. Ne bashkepunim me Drejtorin ndjek korrespondencen e Klubit dhe merr masa per kthimin e pergjigjeve brenda afateve ligjore.
Punetorë mirembajtes
1. Pergjigjen per pastrimin e perditshem te palestrave te mundjes lire e klasike, te dhomave te zhveshjeve te futbollit, mundjes se lire e klasike te dusheve, te mundjes, futbollit, dhe ngrohjen e tyre, mirembajtjen e ambjeteve te stervitjeve te ekipeve sportive si fusha e futbollit,stadiumi I lojerave me dore vendosjen e mjeteve didaktike ne terrene gjate zhvillimit te stervitjeve.
2. Pergatitjen e ambienteve sipas te gjitha kushteve te federative sportive gjate zhvillimit te aktiviteteve kombetare e lokale ne qytetin tone.
3. Zbatojne te gjitha detyrat e ngarkuara nga Drejtori dhe mbajne pergjegjesi ne rast mosrealizimi te tyre.
KREU XVIII
Qendra kulturore e bashkise
1.Qendra kulturore e Bashkise realizon te gjithe aktivitetin kulturor qe zhvillohet ne Qytetin e Kukesit.
Drejtori
1. Drejtori organizon punen per aktivitetin artistik te qendres.
2. Pergatit planet mujore dhe vjetore te detajuara me aktivitetet perkatese.
3.Merr masa per reklamimin e programeve artistike ne komunitet nepermjet njoftimeve, posterave etj.
4.Pergjigjet per cilesine dhe mbarevajtjen e programeve artistike te oganizuara.
5.Bashkepunon me qendra te tjera artistike dhe nxit perfshirjne e talenteve te reja ne aktivitetet e zhvilluara per te rritur nivelin artistic te qendres.
6 Ne rast aktivitetesh percakton oraret e provave per stafin artistik.
7.Prane Drejtorit te Qendres Kulturore te Bashkise funksionon Keshilli artistik si organ konsultativ per te gjithe veprimtarine qe planifikohen dhe organizohen .
8. Ne rast mos organizim te mire te aktivitetit ose deshtim te tij Drejtori pergjigjet para eprorit direkt dhe mban pergjegjesi per veprimet ose mosveprimet e kryera.
9.Propozon masa administrative per punonjesit e vartesise kur ne menyre te perseritur nuk zbatojne detyrat e ngarkuara dhe kryejne veprime qe jane ne kundershtim me aktet ligjore ne fuqi.
10.Nuk ka te drejte te emeroje dhe shkarkoje punonjes nga puna. (ligji nr. 8652 neni 44 pika f.
Specialistet
1. Plotesojne detyrat e ngarkuara nga eprori direkt dhe ato te planifikuara ne plane e punes.
2.Raportojne per punen e kryer te drejtori me shkrim cdo muaj sa here t’u kerkohet nje gje e tille. Realizimi i detyrave ndiqet nga Drejtori mbi bazen e analizave mujore, 6 mujore dhe vjetore.
3.Pergjegjesit e ngarkuar me organizimin e aktiviteteve kulturore jane te detyruar t’i paraprijne cdo aktiviteti me projekte te hollesishme te cilat i paraqiten Keshillit artistik dhe vetem pas miratimit nga ky i fundit mund te filloje nga zbatimi.
4.Ne dite provash dhe veprimtarish jane te detyruar te zbatojne oraret e percaktuara nga Drejtori I QKB.
5.Orari i diteve te promovimit te veprimtarive behet i vecante kundrejt nevojave konkrete.
6. Cdo largim nga puna jashte orarit te percaktuar do te evidentohet ne librin e levizjeve dhe do te lajmerohet drejtori I qendres.
7. Fonisti i Q.K.B. pervec plotesimit te nevojave fonike te institucionit si dhe pergjigjet per gjendjen e rrjetit elektrik dhe ndricimin e ambjenteve te institucionit
8.Inspektori i skenes merre te gjitha masat per zbatimin ne skene dhe institucion te rregullave e masave te sigurimit nga zjarri si dhe pajisjen e institucionit me mjete e nevojshme per kete qellim.
9.Te gjithe specialistete e tjere plotesojne te gjitha detyrat e ngarkuara nga ana artistike sipas specialitetit te tyre.
10. PUNONJESET PASTRUESE (Sanitaret) pastrojne cdo dite normale te kohes se punes mjediset e institucionit dhe gjithe mjediset muzeale, dhe ne vecanti pas cdo aktiviteti si dhe kryejne detyrat qe u ngarkon Drejtori i QKB dhe Titullari.
11.Ndalohet rreptesisht nxjerrja jashte institucionit te pajisjeve apo materiale qe jane mjete kryesore te punes se Q.K. B-se perjashto rastet kur kjo behet per te kontribuar per nje aktivitet apo eveniment per bashkine Kukes, nxjerrja e tyre behet kurdohere me urdher te Drejtorit te institucionit.
12.Mirembajne dhe mbajne pergjegjesi per mjetet e tyre te punes.
KREU XIX
Konvikti
Është intitucion, I cili I ka kaluar në varësi Bashkisë Kukës me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 505, dt.16.05.2008. si dhe me VKM Nr. 1710, dt. 29.12.2008, “Për disa shtesa në vendimin nr. 502, dt. 16.04.2008 të Këshillit të Ministrave “Për administrimin e konvikteve të sistemit arsimor parauniversitar””
Është varësi direkte e Përgjegjësit të Arsimit, Kulturës, Rinisë Sporteve.
Përbëhet nga 21 punonjës:
|
|
|
|
|
|
|
|
|
Zv.drejtori:
- Për aktivitetin e përditshëm ka varësi direkte te Përgjegjësi I Arsimit, Kulturës, Rinisë, Sporteve në Bashkinë Kukës dhe informon periodikisht me shkrim eprorin direkt dhe titullarin e institucionit.
- Përgjigjet për organizimin edhe zhvillimin e tërë punës mësimore educative që zhvillohet në konvikt, si dhe për vendosjen e zbatimin e rregullit të brendshëm, regjimit ditor, për sigurimin e kushteve normale të nxënësve dhe punonjësve.
- Harton rregulloren e brendshme të konviktit, dhe ndjek zbatimin e saj nga personeli.
- Harton planin vjetor të punës mësimore edukative dhe planin mujor që I miraton te Drejtori I Shkollës së Mesme Kukës, I cili mban kopjen e këtij plani vjetor. Bashkëpunon me këtë institucion përsa I takon këtij aspekti.
- Miraton planin edukativ të edukatorëve.
- Realizon bashkëpunim me Drejtorin e Shkollës së Mesme dhe prindërit e konviktorëve. Përgatit dhe nënshkruan aktmarrëveshjet me prindërit çdo fillim viti.
- Mban përgjegjësi për ushqimin, higjenën, studimin, organizimin e kohës së lirë dhe plotësimin e kushteve të tjera në konvikt.
- Brenda muajit shtator organizon zgjedhjet për Këshillin e Konviktit.
- Ushtron kontroll tematik dhe operativ për punën educative, për sasinë e ushqimit, regjimin ditor, për disiplinën duke njoftuar personelin për objektin e kontrollit para ushtrimit të tij. Njoftimi bëhet vetëm për kontrollin tematik.
- Kontroll operativ jo më pak se 1 herë në 3 ditë.
- Kontroll tematik jo më pak se 1 herë në javë.
- Përgatit për cdo ditë forcën ditore dhe njofton magazinën për numrin e konviktorëve të pranishëm, miraton menunë javore, e cila përgatitet nga K/Kuzhinieri, magazinieri, komisioni I mencës. Përgjigjet materialisht për pasaktësinë e forcës që jep për ushqim.
- Organizon punën për miradministrimin e bazës material të shpërndarë sipas inventarit. Jep urdhër me shkrim për cdo material që del nga magazine.
- Miraton listë kërkesat mujore për artikujt ushqimorë dhe industrialë, të cilat hartohen nga magazinieri.
- Organizon punën për likujdimin e pagesave të nxënësve. Likujdimi I tyre duhet të kryhet brenda dt. 10 të muajit pasardhës. Brenda dt. 5 të muajit pasardhës dorëzon në Drejtorinë Ekonomike të Bashkisë pasqyrat e ditëngrënieve.
- Përgatit dhe mban përgjegjësi për listëprezencat e punonjësve. Dorëzimi I tyre bëhet te Përgjegjësi I AKRS në Bashkinë Kukës cdo muaj me datë 28.
- Harton grafikun e lejeve vjetore të punonjësve, e cila miratohet nga Kryetari I Bashkisë Kukës.
- Bën analizë pune mujore me personelin.
- Organizon takim me:
- Këshillin e konviktit cdo 10 dite.
- Nxënësit konviktorë cdo 3 muaj.
- Për shkeljet disiplinore, profesionale e të rregullores së Bashkisë I propozon Kryetarit të Bashkisë masa disiplinore në zbatim të legjislacionit në fuqi si dhe Urdhërave përkatës të Kryetarit të Bashkisë.
- Për thyerje të disiplinës dhe shkelje të rregullores së konviktit nga nxënësit konviktorë (në bashkëpunim me Përgjegjësin e AKRS të Bashkisë), merr masat disiplinore në zbatim të legjislacionit të MASH, si më poshtë:
- Këshillim
- Vërejtje para nxënësve të tjerë konviktorë
- Vërejtje me paralajmërim për përjashtim nga konvikti
- I propozon Drejtorisë së Shkollës së Mesme Kukës përjashtimin nga konvikti.
Lidhur me këto masa, si dhe arsyet e dhënies së tyre vë në dijeni Bashkinë Kukës, si dhe prindin e nxënësit.
Përjashtimi bëhet pas shqyrtimit dhe miratimit të rastit nga këto 2 institucione.
- Raporton në Drejtorinë e Shkollës cdo ditë. Merr pjesë në mbledhjet e Drejtorisë së Shkollës së Mesme.
- Mban evidencë të nxënësve konviktorë për përparimin e tyre në mësim dhe frekuentimin e tyre në shkollë. Evidenton largime, transferime të nxënësve konviktorë dhe informon Bashkinë dhe Drejtorinë e Shkollës së Mesme.
- Pranon kërkesat e konviktorëve për bursa të ndërmjetme dhe ia paraqet për miratim Bashkisë. Kriteret për dhënien e bursave të ndërmjetme janë gjendja ekonomike sipas VKM përkatës, rezultatet e konviktorëve në mësime; sjellja dhe qëndrimet në jetën e konviktit dhe jashtë tij etj.
- Përsa I përket dokumentit që vërteton bursat e dhëna konviktorëve nga pushteti vendor përkatës, ky document dorëzohet nga përfituesi të Zv.Drejtori I konviktit, I cili rakordon me Drejtorinë Ekonomike në Bashki.
- Mban dokumentat:
- Ligje, VKM, udhëzime të Ministrive, Urdhëra të Bashkisë, DAR Kukës si dhe të Drejtorisë së Shkollës së Mesme.
- Rregulloren e Bashkisë Kukës
- Planet mujore e vjetore
- Librezat shëndetësore të punonjësve të cilat më parë janë dërguar në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore të Bashkisë Kukës.
- Rregjistrin e nxënësve dhe ditëngrëniet e tyre mujore.
- Materialet e përgatitura për mbledhjet tematike dhe protokollet e tyre.
- Process verbalet e dëmtimeve të materialeve, të cilat i paraqet dhe në Drejtorinë Ekonomike të Bashkisë Kukës.
- Fletoren e kontrolleve operative dhe tematike.
- Dokumentet per bursa te konviktoreve.
EDUKATORI:
- Edukatori planifikon dhe organizon punën edukative në konvikt, me anë të planeve mujore dhe ditore.
- Ndjek punën mësimore dhe përparimin e nxënësve.
- Përgjigjet për organizimin e studimit të detyruar.
- Ndjek frekuentimin në studim.
- Ndjek përparimin me evidencat e herpashershme të notave.
- Mban lidhje me mësuesit kujdestarë për ecurinë e nxënësve konviktorë.
- Mban lidhje me familjet e nxënësve konviktorë.
- Përgjigjet për mirëmbajtjen dhe administrimin e bazës material si dhe pajisjet e inventarit të imët për cdo punonjës dhe konviktor.
- Hap kartelat për bazën material që merr në ngarkim cdo konviktor dhe ushtron kontroll për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e saj.
- Në fund të vitit shkollor organizon dhe drejton larjen e bazës material dhe bën magazinimin e saj.
- Mban evidencën e konviktorëve me pagesë dhe përgjigjet për arkëtimin e detyrimeve financiare.
- Harton grafikun e shërbimit në mencë dhe larjen në dushe.
- Ndjek dhe drejton zbatimin e grafikut të ndërrimit të carcafëve cdo 10 dite.
- Në bashkëpunim me infermieren e konviktit përgjigjet për anën higjeno-sanitare të ambientit Brenda dhe jashtë konviktit, si dhe organizon kontrolle për higjenën personale, pastërtinë e shtretërve, komodinave dhe atë të ambienteve kolektive.
- Kujdeset për clodhjen dhe argëtimin e konviktorëve duke planifikuar aktivtete për kohën e lirë.
- Siguron rregull të brendshëm dhe regjim ditor.
- Ndjek me përgjegjësi lejet për largimin e nxënësve pranë familjes.
- Ndjek mungesat e natës në konvikt dhe mban lidhjet me familjet për raste të shkeljes së disiplinës.
Kryekuzhinieri:
Organizon punën në kuzhinë duke kërkuar rregull dhe zbatim të procesit teknologjik me nivel të lartë. Zbaton me korrektësi rregulloren e Bashkisë.
Ka për detyrë:
- Ka përgjegjësi kryesore gatimin me cilësi dhe sipas standardeve të duhura profesionale.
- Zbaton menunë javore të miratuar me komision.
- Nuk lejon fillimin e punës nga personeli pa uniformat përkatëse.
- Kontrollon mjetet e punës dhe të matjes dhe njofton përgjegjësin e AKRS kur janë të prishura.
- Njeh dhe zbaton me rigorozitet proceset teknologjike të gatimit dhe rregullat higjeno-sanitare.
- Mban përgjegjësi për të gjitha prodhimet të cilat duhet të jenë me cilësi sipas normativave të MASH dhe në zbatim të VKM përkatëse.
- Kërkon dhe merr masa për zbatimin e rregullave higjeno sanitare.
- Nuk lejon të hyjnë në kuzhinë mallra me cilësi të dobët.
- Drejton dhe organizon punën në kuzhinë duke filluar nga marrja në dorëzim e lëndës së parë e deri në dhënien e produktit të gatshëm nxënësit.
- Bën përpjekje për kualifikim të vazhdueshëm.
- Kujdeset për mirëmbajtjen dhe zgjatjen afatit të përdorimit të pajisjeve dhe aparturave të inventarit që ka në përdorim.
- Zbaton rregullat për marrjen në dorëzim të mallrave në sasi dhe cilësi nga magazina për menunë e miratuar çdo ditë.
- Duhet të jetë e kualifikuar në profesionin e Kuzhinierit (të ketë dëshmi arsimore përkatëse/profesionale.
- Duhet të pajiset me librezë shëndetësore periodikisht, dhe këtë duhet t’ua kërkojë dhe ndihmëskuzhiniereve.
- Për çdo problem vë në dijeni Zv. Drejtorin e Konviktit.
Ndihmëskuzhinieri:
- Zbaton me korrektësi rregulloren e Bashkisë.
- Merr në dorëzim turnin me process verbal për artikujt që do prodhojnë sipas menusë së afishuar.
- Njeh dhe zbaton proceset teknologjike të gatimit dhe të rregullit higjeno-sanitar.
- Mban përgjegjësi për prodhimet e gatuara dhe ruajtjen e tyre në kushte të përshtatshme.
- Kujdeset për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të punës që ka në përdorim.
- Është ndihmës I kuzhinierit dhe zbaton kërkesat që parashtron ai.
- Duhet të jetë I pajisur periodikisht me librezën shëndetësore, të cilën e paraqet të Zv.Drejtori dhe te Drejtoria e Burimeve Njerëzore.
Pjatalarësja:
- Zbaton radhën e pastrimit të enëve gjatë larjes.
- Merr pjesë në pastrimin dhe prerjen e lëndëve të para, sipas udhëzimit të kuzhinierit.
- Mban pastër uniformën.
- Pajiset periodikisht me librezë shëndetësore.
- Pastron me cilësi ambientet ku gatuhet.
- Vendos pas larjes enët në vendet e duhura, të cilat duhet të jenë të mbyllura me rrjetë teli.
- Mban rezervë të sapunit e të lëndëve të tjera larëse.
- Përgjigjet materialisht për inventarin e imët të kuzhinës.
Magazinieri:
Është në varësi të Zv.Drejtorit të Konviktit, përgjigjet për mbajtjen, administrimin e gjithë vlerave material që ka në ngarkim dhe ka këto detyra:
- Njeh dhe zbaton dispozitat ligjore, vendimet, urdhërat e udhëzimet që përcaktojnë të gjitha veprimet për lëvizjet, dokumentimin, administrimin e vlerave material-monetare nga magazine.
- Kryen hyrjet dhe daljet e mallrave nga magazine, si dhe veprimet ditore të dokumentave dhe I paraqet ato në Drejtorinë e Ekonomike të Bashkisë cdo muaj, në datën e caktuar (Brenda datës____).
- Informon Zv/Drejtorin e Konviktit për gjendjen e mallrave në magazinë, mban kartelat e tyre në sasi dhe çmime, bën rakordime me Drejtorinë Ekonomike një herë në muaj.
- Merr masa për mjetet e peshëmatjes dhe ndjek koalidimin e tyre. Gjithashtu merr masa për sigurimin nga zjarri.
- Dalja e materialeve nga magazina bëhet sipas plan-shpërndarjes së lëshuar nga Zv.Drejtori I Konviktit në prani të Edukatores dhe përfaqësuesit të nxënësve konviktorë cdo ditë, sipas menusë ditore në regjistër dhe në fund të muajit I pret fletëdaljen kuzhinierit.
- Mban përgjegjësi për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe sistemimin e materialeve në magazinë.
- Këshillohet me Zv.Drejtorin dhe me Drejtorinë Ekonomike të Bashkisë, mbi veprimet që duhet të kryejë për mallrat stok në magazinë.
- Përgjigjet për amballazhet dhe qarkullimin e shpejtë të tyre.
- Mban përgjegjësi për shkarkimin e ngarkimin e mallrave, materialeve dhe kontrollon cilësinë e tyre kur vijnë në magazinë.
- Harton dhe miraton te Zv.Drejtori kërkesën mujore për furnizim me artikuj ushqimorë dhe mallra të konsumit dhe e dërgon në Degën Ekonomike në Bashki.
- Bën rakordimin e lëvizjeve të materialeve e mallrave në kartelën e llogarisë Brenda muajit.
Rrobalarësja-sanitare
- Ka varsi direkte te Zv.Drejtori I Konviktit.
- Zbaton rradhën e pastrimit dhe larjes së shtrojeve në ambientet e fjetjes në konvikt.
- Gjatë kohës së pastrimit nuk lejon hyrjen në korridore apo në dhomat e fjetjes.
- Mban përgjegjësi për punën e kryer lidhur me defektet e konstatuara.
- Në periudhën e lejeve vjetore zëvendëson kolegen, sipas grafikut të hartuar nga Zv.Drejtori.
- Merr masa për zbatimin e rregullave higjeno-sanitare të ambienteve, shtrojeve të shtretërve.
- Çdo 10 ditë bëjnë larjen (ndërrimin) e carcafëve sipas grafikut të përcaktuar.
- Në përfundim të vitit shkollor lajnë bazën material (carcafë, batanije mjete pune etj) nën drejtimin e Edukatores dhe zv.Drejtorit.
- Mban pastër uniformën.
- Zbaton grafikun e pastrimit të ambienteve jashtë konviktit.
- Mban rezervë detergjentë.
- Pastrojnë dhe dezinfektojnë gjithë ambientet, si dhe banjot me acid e klor.
- Përgjigjet materialisht për inventarin që merr për pastrimin e ambienteve të caktuara nga zv.drejtori.
Rrobalarësja /rrobaqepëse
Ka detyra parësore detyrat e rrobalarëses, gjithashtu kryen dhe funksionin e rrobaqepëses. Kështu:
Zbaton çdo kërkesë të dhënë nga eprori direct për qepjen e bazës material që I kërkohet.
Roja i konviktit.
- Përgjigjet për sigurimin e objektit e të territorit të tij, si dhe për tërë bazën material.
- Kryen shërbimin për sigurimin e objektit në intervalin kohor ora 1500-0700 të ditës së nesërme, duke qenë I vëmendshëm, I gatshëm dhe në lëvizje, parandalon çdo veprim që cënon objektin, territorin dhe bazën materiale.
- Merr dhe dorëzon me process verbal me process verbal të hollësishëm sipas udhëzimeve të dhëna, duke evdientuar çdo ngjarje a veprim që bie ndesh me rregulloren e brendshme të konviktit. Nuk duhet të largohet asnjë moment nga vendi I punës.
- Gjatë kohës së shërbimit përgjigjet për ruajtjen e objektit nga prishja, thyerja, vjedhja duke evidentuar keqbërësit me process verbal përkatës. Në rast se nuk identifikon keqbërësin, përgjigjet vetë nga ana material dhe financiare.
- Me process verbal I dorëzon detyrën Edukatorit (kujdestarit), duke bërë vëzhgimin e objektit (konviktit) me vëmendje.
- Merr nga kujdestari I konviktit evidencën e numrit të konviktorëve dhe shënon me process verbal largimet konkrete, lejet e dhëna dhe çdo lëvizje tjetër të konviktorëve.
- Nuk lejon persona të jashtëm të futen në konvikt, mbyll portën e jashtme në orën 2000.
- Nuk I lejohet për t’I dhënë leje konviktorëve.
- Rojes nuk I lejohet të ketë krevat apo të flejë gjumë.
- Roja nuk largohet nga detyra pa informuar kujdestarin përkatës apo zv/drejtorin e konviktit, lidhur me mënyrën e kryerjes së detyrës, problemet, ngjarjet të cilat shënohen në process verbal.
- Gjatë kryerjes së detyrës, kur konstaton shkelje a dyshime, njofton shërbimin e policisë dhe zv.drejtorin e konviktit.
- Të njohë mirë rregulloren dhe mjetet e MKZ.
Shkeljet e kësaj rregulloreje shoqërohen me ndëshkime disiplinore sipas Legjislacionit në fuqi.
Kaldajisti
Është në varësi direkte të Zv.Drejtorit të konviktit si dhe përgjegjësit të AKRS të Bashkisë Kukës. është i detyruar të zbatojë te gjitha detyrimet qe i ngarkon ligji, rregullorja e Bashkise dhe qe i permban vendi i punes te parashikuara si më poshtë:
Detyrat e Kaldajistit konsistojnë në:
- Kontrollin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e kaldajës.
- Kontrollin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e pompave.
- Kontrollin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e linjës së transmetimit.
- Kontrollin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e radiatorëve.
- Ndjekja e vazhdueshme e gjendjes së karburantit në depozitë.
- Për çdo defekt në kaldajë dhe ne komponentë tjerë të ngrohjes duhet të mbahet proces verbal në vend dhe të njoftohet me shkrim Përgjegjësi i AKRS, zv.drejtori i Konviktit, si dhe DREJTORIA E PËRGJITHSHME i Shërbimeve Publike.
- Gjithashtu kaldajistët duhet të plotësojnë këto detyra jo vetëm për kaldajën e Konviktit, por dhe për atë të Qendres Kulturore të Bashkisë, sipas udhëzimeve të eprorit përkatës.
Kjo rregullore hyn ne fuqi dhe eshte e detyrueshme per zbatim nga te gjithe punonjesit e Bashkise.