Sherbimet publike

 


Strehimi

Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, synon plotësimin e nevojave të shtetasve për strehim.
Familjet, që klasifikohen për t'u trajtuar me programe sociale të strehimit, miratohen me vendim të keshillit të bashkisë, sipas kritereve të mëposhtme:

  • nuk kanë në pronësi një banesë;
  • zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike, ku bëjnë pjesë këto familje;
  • kanë mbetur të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Për t’u regjistruar si kërkues për strehim, shtetasi duhet të dorëzojë:

  • kërkesën tip për t’u trajtuar me strehim;
  • deklaratën e vërtetësisë së informacionit paraprak (tek noteri);
  • mandatin e arkëtimit (paguhet pranë arkës së bashkisë).

Sektori i Gjelberimit



Mirembajtja e gjelberimit te qytetit kryhet nga ana e firmes “Germizi” sipas kontrates numer 2212 date 31.05.2004 per nje periudhe 5-vjeçare, e lidhur mes Bashkise Kukes dhe firmes “Germizi”. Specifikimet e kesaj kontrate kushtezohen nga fondet e pamjaftueshme per te mbuluar te gjitha punimet e nevojshme, prandaj ne kontraten e lidhur me firmen jane parashikuar qe te perzgjidhen objektet e gjelberimit dhe punimet e domosdoshme per te mbijetuar siperfaqet e gjelberta ne kushte konkrete. Kontraktuesi merr persiper te kryeje sherbimin dhe mirembajtjen e siperfaqeve te gjelberta ne qytet ( parqe, lulishte) dhe ne objektin e fidanishtes Nange bazuar nee preventivin vjetor te punimeve (te tenderuar).

 

Nr

Emertimi

Njesia

Sasia

1

Mirembajtje sip. lule

M2

1500

2

Mirembajtje sip. Me bar

M2

16110

3

Mirembajtje drure dek. rrugore

cope

1350

4

Mirembajtje drure( parqe-lulishte

M.L.

650

5

Mirembajtje shkurre dek.(parqe-lulishte)

Cope

798

6

Mirembajtje bordure e gjelbert

cope

2817

7

Mirembajtje rruge e sheshe ( lulishte)

M2

6137.5

8

Mirembajtje sip. fidanishtes

M2

13700

9

Prodhim fidane drure-shkurre (sherbime)

Cope

270

10

Prodhim fidane-shkurre(sherbime)

Cope

110

11

Prodhim fidane gardh Igjelbert (sherbim

M.L.

330

12

Prodhim fidane lulesh ( sherbim)

M2

130

 

 

Sektori i Pastrimit

Ne Korrik  te vitit 2007 behet kalimi i pastrimit te mbeturinave urbane dhe inerteve ne vartesi te Drejtorise se  Sherbimeve Publike te Bashkise Kukes. Po ne kete kohe behet edhe spostimi i gropes se mbetjeve urbane jashte qytetit, si dhe rehabilitimi i gropes se vjeter.
Transporti i mbeturinave behet me mjete teknologjike nga ora 23.00-07.00, per 170 kontinjer te vendosur ne qytet me 3 skuadra  dhe 3 mjete veteshkarkuese. Grupet e punes jane te perbere  nga shoferi dhe 2 punetore. Gjithashtu ne periudha te ndryshme kryhet edhe pastrimi i inerteve te hedhura nga qytetaret si pasoje e riparimeve te ndryshme ne familje. 4800 ton mbeturina te ngurta urbane evadohen ne vit. Per vitin 2008 jane evaduar rreth  2200 ton mbeturina inerte. Sektori i pastrimit  kryen edhe pastrimin e rrugeve  kryesore dhe dytesore  te  shesheve dhe trotuareve
Rruge dhe sheshe qe pastrohen rreth 113.780 m2, trotuare rreth 46.567 m2. Per pastrimin e rrugeve, trotuareve dhe shesheve angazhohen 12 punonjes te ndare ne lagje sipas grafikut te percaktuar nga Drejtoria e Sherbimeve.

 

Sektori i Sherbimit Funeral.mirembajtjes se varrezave, Dekorit, dhe sinjalistikes rrugore

Shërbimet funerale dhe dekori administrohet nga Bashkia Kukës nepermjet firmes sipermarrese “Dragoti” sipas kontrates ne mes Bashkise kukes dhe firmes “Dragoti” numer 99 date 01.01.2008.
Detyrat e ketij sektori konsistojne ne mirembajtjen territorit te varrezave publike dhe atyre te deshmoreve, kryerjen e proçesit te varrimit , prodhimin e materialeve te nevojshme per kete qellim, dekorit te qytetit dhe mirembajtjen e sinjalistikes rrugore 

 

Sherbimi i dekorit

  •  E gjithe  baza materiale e nevojshme  per realizimin e dekorit sipas zerave te me poshtem sigurohet nga firma sipermarrese me shpenzimet  e tij.
  • Dekori parashikon zbukurimin e qytetit me elemente zbukurues, reklamues, informues, per dite  te shenuara, vizita te personaliteteve shteterore te vendit dhe te huaj gjate vitit .

Elemente zbukurues do te jene :

  • Flamuj kombetare dhe te bashkise Kukes
  • Tuba ndriçimi me llampa me ngjyra
  • Parulla ne funksion te festes
  • Flamuj te llojeve e ngjyrave  te ndyshme , flamuj te vegjel trekendor,flamuj te medhenj kombetare si dhe flamuj gjatesore qe mbeshteten ne shtyllat anesore te rrugeve  .
  • Flamuj te veçante me sfond te bardhe te shkruajtur me germa me ngjyre perjashtuar ngjyren blu dhe te kuqe.
  • Te gjitha shtyllat anash rrugeve kryesore te qytetit si rruga Karburant i vjeter – Spital – Radio Kukesi,  Bashki – Xhami – Ujesjelles, Radio Kukesi – 6 katesh – Axhensia e Bicajve, Drejtoria e Policise – Kendi i njoftimeve – karburanti Duraku, Banjot publike – Shote Galica do te pajisen me nje qafore ku te fiksohen kater mbajtese flamujsh.
  • Ne rruget ku ka shtylla ne dy anet nga drejtoria e sherbimeve do te caktohen vendet ku do te vendosen flamujt qe mbeshteten ne shtyllat anesore te rrugeve.
  • Banderola me mbishkrime te ndryshme ne  beze e karton  ne funksion te rastit e llojit te festes te shkruara ne gjuhen shqipe e te huaj .
  • Shirit kurore – Kurora artificiale  - Kurora me lule natyrale .

Elementet reklamues do te jene :

  • Parulla e Banderola te ndryshme me mbishkrime te festes e te rasteve per te cilat ato do te vendosen ne institucion dhe ne qytet .
  • Elementet  informues do te jene te gjithe elementet e pikave 1 dhe  2

 Gjithe elementet dekorativ dhe zbukurues ne funksion te festes dhe te rasteve  do te vedosen 2 deri 3 dite para festes dhe rasteve te ndryshme .

Plotesimi i qytetit me elemente te qarkullimit rrugore ( sinjalistike vertikale dhe horizontale ) do te behet  sipas ligjit Nr,8378  date 22/07/1998 ku parashikohet :

  • Vendosje tabela te shenjave te ndryshme  te qarkullimit rrugore
  • Vijezimeve te Rrugeve kryesore te qytetit
  • Vijezimi i rrugeve te qytetit do te behet ne bashkepunim me specialiste te drejtorise se sherbimeve
  • Zevendesim  tabele
  • Zevendesim te elementit mbajtes ( tub ose mbajtes betoni )
  • Drejtim apo sjellje ne poziconin normal kur ato demtohen apo shtremberohen .
  • Lyrje me boje fosforishente  te tabelave  dhe me boje antiruxhe te mbajtesve  te tyre .
  • Vendosje e tabelave te reja ne vendet e caktuara nga bashkia.      

 Kerkesa per sherbimin mirembatje e  varrezave te  deshmoreve  kukes

  • Sipermarresi do te ralizoje kryerjen e te gjitha punimeve sipas zerave te paraqitura ne preventiv dhe pershkrimeve te me poshtme:
  • Ruajtjen dhe sigurimin e objekteve ne territorin e varrezave gjate  24 oreve .
  • Pastrim, mirembajtje rrugesh, heqjen e barerave te keqija etj.
  • Zevendesim druresh dekorativ heqjen e drureve te demtuar , te thare , hapjen e gropave sipase standarteve te llojit te drurit qe do te mbjellet per zevendesim si dhe mbelljen e tyre sipas kushteve teknike, parashikohet krasitja dhe largimi i mbeturinave ne sezonin e duhur .
  • Zevendesim shkurre te ndryshme dekorative te demtuara, apo te thara , me fidanave te rinje.
  • Mirembajtje siperfaqe bari, pastrimin e siperfaqeve ekzistuese bari me grabuje , mbledhje e largime letrash e mbeturinash te ndryshme , vaditje si dhe punime te barit, mirembajtje ne te gjithe siperfaqen te drureve dekorativ, shkurrave ,dhe bordurave te gjelberta dekorative dhe krasitjen e vaditjen e tyre ne sezonin e duhur .
  • Mirembajtje e riparim  muri rrethues si dhe kangjellave te demtuara pershtatur rrethimit ekzistues.
  • Mirembajtje e riparim obelisku, riparimin e suvatimeve te demtuara pershtatur me suvatimin ekzistues , zevendesimin e pllakave te thyera , ,mbajtja ne gjendje pune e rrjetit elektrik, si dhe mirembajtja e muzeut.
  • Zevendesim i elementeve te demtuar, heqjen  e pllakave te demtuara te mermerit, zevendesimin e tyre me pllaka te reja.
  • Riparim I shkronjave te demtuara,.
  • Riparim varresh nga shkarja dhe zhvendosjet, rikthimin e varrit ne gjendjen e mepareshme normale
  • Pastrim i siperfaqeve te varrezave,  te pllakave te mermerit , lyrjen me varake te germave sipas ngjyres ekzistuese.
  • Paisja me qender zeri per dite feste ne varrezat e deshmorve  .

Ditet e festave do te percaktohen ne kontrate mes te paleve

 Kerkesa per  sherbimin mirembajtje e obelisqeve

  • Sipermarresi do te realizoje kryerjen e te gjitha punimeve sipas zerave te paraqitura ne preventiv dhe pershkrimeve te meposhteme ;
  • Mirembajtjen e siperfaqeve te gjelberta, pastrimin e siperfaqes ekzistuese  te barit, mbledhjen e largimin e letrave e mbetjeve te ndryshme , kositjen  e barit e vaditjen ne sezonin e duhur.
  • Riparimin e pllakave te mermerit , heqjen e pllakave te demtuara dhe zevendesimin e tyre me pllaka te reja.
  • Lyrjen me boje plastike te e obelisqeve
  • Riparim te kangjellave te hekurit, mirembajtje te kangjellave ekzistuese, zevendesimin e pjeseve te demtuara , lyrjen e tyre me boje vaji sipas ngjyres ekzistuese .

Kerkesa per sherbimin mirembajtje varreza publike

  • Sipermarresi do te ralizoje kryerjen e te gjitha punimeve  sipase zerave  te   paraqitura ne preventivin dhe parashikimeve te meposhtme.
  • Pastrim e mirembajtje rrugesh.
  • Shtrim te rrugeve te reja ndermjet parcelave me zhavor.
  • Mirembajtje siperfaqe bari , pastrimin e siperfaqeve  ekzistuese te barit , mbledhje mbeturinash te ndryshme , vaditjen si dhe kositjen e barit, mirembatja  ne te gjithe siperfaqen e drurve,shkurrave, bordurave te gjelbrta dekorative dhe krasitja  e vaditja e tyre ne sezonin e duhur . 
  • Mirembajtje e riparim muri rrethues, ndertimin e murit te ri pershtatur me murin ekzistues.
  • Mirmajtje e kangjellave rrethuese.
  • Ruajtjen dhe sigurimin e objekteve ne territorin e varrezave gjate  24 oreve